Tiranë, përurohet vepra e artit “Reja”

Veliaj ne hapjen e Rese  (4)Duke filluar nga sotë kryeqytetit i është shtuar edhe një ambjent ku mund të zhvillohen aktivitete të ndryshme sociale apo kulturore. Disa orë para se në Shqipëri të mbahet një samit shumë i rëndësishëm si ai i NATO-s, kryebashkiaku Erjon Veliaj ka inaguruar pasditen e kësaj të premte veprën e artit të quajtur “Reja”

Ajo është projektuar nga arkitekti japonez me famë botërore, fitues i shumë çmimeve, Sou Fujimoto, dhe është vendosur në lulishten para Galerisë Kombëtare të Arteve. Të pranishëm në këtë ceremoni ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, autori i veprës, arktitekti Sou Fujimoto, Presidentja e Fondacionit “LUMA”, Maja Hoffmann, njerëz të artit, gazetarë, sponsorë e mbështetës.

Veliaj ne hapjen e Rese  (1)

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj shprehu kënaqësinë që një instalacion kaq i njohur vjen në Tiranë, jo vetëm si vepër arti, por edhe si hapësira më e re kulturore në kryeqytet. “Në një vend të tejmbushur me cinizëm, me skepticizëm, me njerëz që thonë vetëm se gjërat s’bëhen, për ata që e kanë mbështetur këtë projekt që nga fillimi, do të thotë shumë. Faleminderit që ju këtu jeni besimtarët e parë që ne mund të kemi një copë Evropë dhe disa vlera të rëndësishme në Tiranë dhe besoj pavijoni i Fujumoto-s i solli”, tha kryetari Veliaj. Më tej, ai u shpreh se “Reja”, ashtu si edhe çdo gjë tjetër e bukur dhe estetike të imponon tjetër sjellje, ndërkohë që i jep Tiranës një tjetër mundësi ku qytetarët mund të takohen.

Instalacioni i veprës së artit do të qëndrojë në Shqipëri për rreth dy vjet dhe ka kushtuar rreth dy miljonë euro. Por kjo kosto nuk ka kushtuar asnjë lek në buxhetin e shtetit apo bashkisë së Tiranës pasi është e financuar nga shteti Austriakë.

Veliaj ne hapjen e Rese  (3) Veliaj ne hapjen e Rese  (2)

 

Pin It