Ja lista e barnave të rimburuara për 2016-tën, dhe kush përfitojnë

images

Duke filluar nga data 1 qershor hyn në fuqi lista e re e barnave të rimbursuara për vitin 2016. Lista përmban në total rreth 1100 barna alternative për sëmundje të ndryshmë. Ndërsa krahasuar me vitin e kaluar 2015 këtë vitë listës i janë shtuar e dhe 49 barna alternative të para.

Barnat e rimbursuara do të jenë për kategorinë e pacientëve të cilët kurohen në repartet si: Onkologjik, Gastro-hepatologji, Pneumologji, Reumatologji, Infektiv, në terapinë kardiake, Parkinson, Diabetit, Psoriazës, Dislipidemisë si dhe sëmundjeve të gjakut etj.

Sipsa Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm përveç shtimit të numrit të barnave në LBR-në e këtij viti, çmimet e miratuara janë me një ulje prej rreth 6.9 për qind në krahasim me çmimet e aplikuara në vitit 2015.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njofton se  kategoritë që do të vazhdojnë si më parë të përfitojnë barna me rimbursim në masën 50 deri në 100 për qind do të jenë grupe të tilla shoqërore si pensionistë, invalid të plotë, fëmijë 0-12 muaj, të sëmurët me kancer, tuberkuloz, të vërbërit, jetimet si dhe një sërë kategorish të tjera.

Kujtojmë se Lista e re e barnave të rimbursuara për këtë vitë ishte planifikuar të dilte më herët por hasi probleme në miratimin e tyre për shkak të një mosdakordësie të Fondit me urdhërin e farmacistëve.

 

 

lista 11111

lista dyyyy

Pin It