Nishani kthen mbrapsht ligjin për trajtimin e pronës

bujar nishaniPresidenti Bujar Nishani thotë se ligji  për zgjidhjen e problemit sistemik dhe të përsëritur në lidhje me mosekzekutimin e vendimeve në lidhje me kompensimin e pronarëve që kanë një vendim përfundimtar administrativ apo gjyqësor bie ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, jurisprudencën e GJEDNJ-së, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe jurisprudencën me fuqi detyruese të Gjykatës Kushtetuese.

Së dyti, shprehet presidenti, skema e ofruar përmes këtij Ligji për trajtimin e dosjeve të patrajtuara apo ato që do të depozitohen rishtazi pas hyrjes në fuqi të ligjit bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike, të barazisë para ligjit dhe të së drejtës së ankimit.

Pin It