Lenjani në garë për golin e vitit në Francë

https://www.youtube.com/watch?v=60fVtji6e3g

Lojtari i Kombëtares Shqiptare realizoi një gol mjaft të bukur gjatë ndeshjes me Reims duke i dhuruar edhe fitoren ekipit të tij.

Një gol, që në fakt ka lënë shenjë jo vetëm te skuadra e tij por gjithashtu dhe në kampionatin francez, aq sa goli i futbollistit kuqezi është në garë për golin më të bukur të gjysmës së parë të sezonit 2015/2016 në Ligën e parë franceze.

Goli i Lenjanit është përzgjedhur si një nga 3 finalizimet më të bukura të klubit të Nantes gjatë vitit 2015 bashkë me ata të Valentin Rongier dhe Yaccine Bammou.

Pin It