Manjani: Nëse nuk i shërbeni qytetarëve, lironi vendin

ylli-manjani4-e1447704620416

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një takim me kancelarët e gjykatave me rastin e mbylljes së vitit, ka folur hapur në lidhje me cilësinë e shërbimit që u ofrohet qytetarëve. Manjani foli me tone te ashpra në lidhje me cilësinë e shërbimit duke adresuar tek kancelarët gjithë përgjegjësinë për mosnjoftimin e qytetarëve për datat e gjyqit, duke bërë që ata t’i humbasin ato.

Ministri i Drejtësisë ishte i prerë në masat që do të marrë nëse qytetarëve nuk u ofrohet shërbimi sipas ligjit.

“Nëse do konstatoj se brenda sistemit që ekziston sot do më rezultojë që një person nuk mori dijeni për datën e gjyqit, kancelari largohet direkt. Nuk po flasim për drejtësinë e vendimit, po flasim për hallexhiun, që të marrë dijeni në mënyrë të rregullt. Jashtë derës së gjykatës ka po aq njerëz që kërkojnë t’ju zënë vendin, dhe ju siguroj se do ju zënë vendin nëse gjendeni para këtyre situatave”, u shpreh ministri Manjani.

Pin It