Reforma në drejtësi, takim me dyer të mbyllura

r4efrorma

 

Ekspertë të nivelit të lartë për reformën në drejtësi pritet të mblidhen në një takim të përbashkët në orën 17:30 në Kryesinë e Kuvendit. Burime jozyrtare konfirmojnë se ekspertë të PS-PD dhe të Ministrisë së Drejtësisë do të diskutojnë për të gjetur konsensus në vijim të rekomandimeve që vijnë nga Komisioni i Venecias.

Takimi i cili do të zhvillohet me dyer të mbyllura do të monitorohet nga OPDAT dhe Euralius. Pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias për reformën në drjetëse, kryetarët e të gjitha forcave politike të maxhorancës dhe opozitës dhanë dakordësinë për të ndjekur rekomandimet e këitj insititucioni.

Pin It