Njihuni me biçikletën me të cilën mund të ecni

3b35fc0700000578-0-image-m-4_1481284568481

“Loplift” është risia më fundit në tregun e biçikletave. Me të mund të ecni për të shkuar në punë.

Dizenjuesi i saj është holandezi Bruin Berhmëster, të cilit i erdhi ideja teksa po stërvitej në palestër. ‘’Si mund ta përdor pajisjen e vrapit jashtë? Po mbi rrota?”, ka menduar ai.

Kjo lloj biçiklete është një kombinim i një motori, biçiklete elektrike dhe një pajisje palestre për të bërë vrap ose ecje.

Çmimi i biçikletës ‘’Loplift’’ është 2,495 dollarë, e pavarësisht kësaj kërkesat janë të shumta.

3b35fc2f00000578-0-image-m-7_1481285000493

Pin It