Njihuni me risinë që sjell Instagram

 

Instagram ka lançuar shërbim e ri te “videot e personalizuara”, në kanalin Explore.

Aplikacioni për shpërndarjen e fotografive njoftoi se ka zgjeruar kanalin Explore në aplikacion, për t’i lejuar përdoruesit që të zbulojnë dhe shpërndajnë video më lehtë se më parë.

Tani përdoruesit kur klikojnë në butonin Explore do të shohin një kanal të quajtur “Videot që mund t’i pëlqeni” (Videos You Might Like), ku mblidhen video të ndryshme përreth Instagram.

Kjo veçori e re do të jetë në dispozicion vetëm për përdoruesit në SHBA, por do të lançohet globalisht në muajt e ardhshëm.

Pin It