Nobel, Bob Dylan nuk do të marrë pjesë në ndarjen e çmimeve 

dylan

Bob Dylan nuk do të shkojë në Suedi për të marrë çmimin Nobel për Letërsi. Akademia suedeze që ndan çmimet Nobel ka njoftuar se ka marrë një letër, në të cilën thuhet se këngëtari amerikan nuk mund të marrë pjesë në ceremoni për shkak të angazhimeve që ka. Sipas njoftimin, Dylan ka thënë se ndihet i nderuar dhe do të dëshironte që ta marrë vet çmimin, por nuk ka mundësi ta bëjë këtë. 75-­vjeçari nuk do të jetë i pari fitues i çmimit Nobel që mungon në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Harold Pinter dhe Doris Lessing, fitues të këtij çmimi në vitin 2005, respektivisht 2007, ishin ndër ata që kanë munguar kur iu është ndarë çmimi. Legjenda e rokut është vlerësuar për krijimin e frazave të reja poetike brenda traditës madhështore të këngës amerikane. Ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel do të mbahet në Stokholm më 10 dhjetor (që është përvjetori i vdekjes së Alfred Nobel).

Pin It