Tahiri: Kush dorëzon armët vullnetarisht nuk penalizohet

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka bere analizen vjetore te Policise se Shtetit./r/n/r/nMinister of Interior Saimir Tahiri, speaks during a press conference.

Qytetarët që i dorëzojnë vullnetarisht armët pa leje nuk do të ndiqen penalisht. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, bëri thirrje për dorëzimin e armëve pa lëje nga autoritetet.

Tahiri ftoi median, shoqërinë civile, intelektualët dhe gjithë aktorët e tjerë që të mbështesin këtë nismë duke theksuar se armëmbajtja pa leje është një problematikë jo e vogël në shoqërinë shqiptare.

“Ndërkohë, dhe në qoftë se do jetë e nevojshme ne do ndërmarrim dhe nisma ligjore për të shpallur periudha vakance ose periudha ku sipas Kodit Penal nuk do dënohet ai që do t’i gjendet në shtëpi një armë. Por, dorëzimi vullnetar nuk përbën vepër penale”, deklaroi Tahiri.

Pin It