Përfaqësuesit fetarë, mesazhe paqeje në Medresenë e Tiranës

zk1a8811-768x512

Nën një atmosferë që fliste për harmoninë dhe mirëkuptimin Medreseja e Tiranës organizoi programin kulturor “Për një botë me më shumë dashuri”, i çili erdhi si mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës.

Në program aktivitet ishin të pranishëm kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj, kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Aliko, si dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare si përfaqësuesi i Kishës Katolike, Don Henri, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse, At Grigori dhe përfaqësuesi i Kryegjyshatës së Bektashinjve, z. Kujtim Boriçi.

Në qendër të programit ishte ndjenja e dashurisë, e çila është thelbi i ekzistençës, siçç u shpreh në fjalën e tij përshëndetëse drejtori Zaimi.

“Programin e sotëm e quajtëm “Për një botë me më shumë dashuri”, sepse ne e shohim dashurinë si faktor kryesor në thelbin e ekzistençës; dashuria është esença e saj. Çdo qenie merr pjesë në një orkestër të madhe me dashuri në univers, ndërsa ne njerëzit jemi të ftuar që të marrim pjesë në mënyrë të ndërgjegjshme në këtë simfoni. Kështu, kaq bukur e ka gatuar Zoti jetën, në krahët e dashurisë. Nëse pranojmë si etalon trajtimin që na bën Zoti, ne do të kemi mundësinë të sillemi më me dashuri e respekt ndaj njerëzve e ndaj të gjitha krijesave”, tha z. Zaimi ndër të tjera.

Ndërsa kreu i KMSH-së theksoi rolin që medresetë kanë luajtur në rritjen e tolerançës, harmonisë dhe bashkëjetesës fetare në vendin tonë.

“Një rol të madh në këtë aspekt ka luajtur edhe liria e besimit. Liria që pranon dhe njeh Islami, është liria e arsyes, liria e dijes dhe arsimit, liria e mendimit dhe e fjalës, liria e besimit”, tha Bruççaj.

Kryetarja e Komitetit të Kulteve vlerësoi mesazhin e vyer që përççojnë këto programe për shoqërinë.

Edhe përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare shprehën nevojën për të njohur dhe dashur njëri-tjetrin. At Grigori tha se duhet të ndihemi të bekuar pasi jetojmë në këtë vend ku tolerança, harmonia dhe dialogu janë shembuj për rajonin dhe mbarë botën. Ai tha se për sa kohë do e doni dijen dhe besimin ju do jeni fidanishte të dashurisë. Don Henri u shpreh se dashuria është qëllimi i jetës sonë. Gjithashtu ai shtoi se ne duhet të njihemi me njëri-tjetrin në mënyrë që ta duam njëri-tjetrin. Zoti e ka krijuar njerëzimin prej dashurisë. Përfaqësuesi i Kryegjyshatës së Bektashinjve, z. Kujtim Boriçi falënderoi Medresenë e Tiranës për organizimin e këtij aktiviteti ku përçillen mesazhe kaq të vyera.

 

Pin It