BE vendos taksë për qarkullimin e qytetarëve nga vendet joanëtare

eu-freedom-of-movement

Çdo qytetar nga vendet jashtë BE-së duhet të paguajë një taksë prej 5 eurosh për t’u regjistruar në Sistemin Europian të Informaçioneve dhe Autorizimit të Udhëtimeve, ETIAS. Plani i ri i Bashkimit Europian synon të shtojë masat e kontrollit për të huajt nga vendet e zonës Sçhengen që kërkojnë të hyjnë në Europë.

Komisioni Europian pritet të prezantojë skemën e re këtë të mërkurë, e cila do të lejojë të hyjnë në vendet e BE-së vetëm personat e regjistruar në ETIAS. Ky sistem do të ngrihet mbi modelin e njëjtë amerikan.

Regjistrimi i pasagjerëve mund t’i sjellë BE-së rreth 2 milardë euro të ardhura në vit. Skema prek edhe qytetarët shqiptarë, duke qenë se Shqipëria nuk është anëtare e Bashkimit Europian.

Komisioni Europian shpreson se kjo strategji të parandalojë disi aksesin e militantëve të të ashtuquajturit Shteti Islamik, kriminelëve të ndryshëm apo edhe emigrantëve të jashtëligjshëm në rajon.

 

Pin It