Studim: Truri i zgjedh ushqimet sipas ngjyrës

frutaaa

Truri ynë është i tërhequr nga ushqimet më ngjyrë të kuqe, ndërsa nuk i pëlqen aspak ato jeshile, duke bërë zgjedhje me më shumë kalori. Është ky zbulimi i një studimi italian i Scuola Internazionale Superiore di Studi Avanzati (Sissa) në Trieste, i publikuar në revistën shkencore “Scientific Reports”. “Në ushqimet natyrale, të paprocesuara ngjyra flet shumë për kaloritë. Sa më i kuq të jetë një ushqim, aq më shumë priret të jetë ushqyes, ndërsa ata jeshil janë me pak kalori”, shpjegon Francesco Foroni.

“Pjesëmarrësit në eksperiment vlerësuan se ushqimet me ngjyrë të kuqe priren të jenë më kalorik, ndryshe nga ata jeshil. Kjo tregon se ushqimet e procesuara, domethënë ata të pjekur pëlqehen më shumë”, shton Giulio Pergola, një tjetër drejtuese e studimit. Sipas saj, ushqimet e pjekura preferohen më shumë me ata natyralë, edhe sasia e konsumuar është më shumë.

Pin It