Avokati i Popullit, Igli Totozani, bëri thirrje për solidaritet solidaritet dhe humanizëm ndaj shtetasve të huaj që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.
Totozani e bëri këtë deklaratë nga seminari “Mbrojtja e Azilkërkuesve dhe refugjatëve në Shqipëri në lidhje me Nenin 3 dhe 13 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut”, organizuar nga UNHCR dhe Këshilli i Europës.
“Ne u bëjmë thirrje shteteve që të kenë një qasje thellësisht humane në vendimmarrjet politike ndaj krizës migratore, të bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe të adresojnë të gjitha shkaqet e kësaj krize, përfshirë ato politike, ekonomike shoqërore dhe mjedisore”, tha ai.
Totozani tha se ekzistojnë një sërë dokumentesh ndërkombëtare që e bëjnë të detyrueshme mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe i obligojnë njerëzit të punojnë së bashku në krizën globale.