Obiliq, kulmi i ndotjes së ajrit

CFA35FFB-E66C-41B0-9393-DE3A1101428B_w900_r1_s
Të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës tregojnë se në muajin dhjetor është arritur kulmi i ndotjes në rajonin e Obiliqit.

Vlerat e lejuara të ndotjes janë tejkaluar më shumë se tri herë, bazuar ligjit përkatës. Letafete Latifi, drejtoreshë e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ka thënë se në Obiliq janë evidencuar tejkalime të shpeshta të vlerave të lejuara të materialeve grimcore ose pluhur fluturues.

“Tejkalimet e shpeshta të vlerave maksimale të lejuara prej 50 mikrogramë për metër kub në ajër, me ndotësin PM10 (materie grimcore) që janë të suspenduara në ajër, bënë që cilësia e ajrit në Obiliq të jetë jo e kënaqshme”- u shpreh Latifi.

Në shpjegimin e dhënë nga IHK-ja thuhet se grimcat më pak se 10 mikrometra në diametër (PM10) përbëjnë një shqetësim për shëndetin, sepse ato mund të thithen dhe grumbullohen në sistemin e frymëmarrjes. Madje, sipas tyre, janë grimcat më pak se 2.5 mikrometra në diametër (PM2.5) që paraqesin rreziqet më të mëdha shëndetësore.

Pin It