“Siria digjet, bisedimet krihen”

0012381236
Ekspertët thonë se nuk presin ndonjë çudi nga bisedimet e paqes, pasi situata në terren është kaq e ndërlikuar dhe ka kaq shumë aktorë, saqë do të jetë shumë e zorshme të pranojnë një marrëvëshje apo pakt të përbashkët.

Mediat siriane raportojnë se qeveria siriane dhe palët opozitare mbase nuk do të zhvillojnë negociata të drejtpërdrejta gjatë bisedimeve për paqe në Gjenevë. Pritet që negocitata të kryhen nga të dërguar specialë, apo ndërmjetës, që do të shërbejnë si lajmëtarë nga një grup te tjetri.

Ndërkohë, analistë të shumtë thonë se, komuniteti ndërkombëtar po e merr me shumë qetësi organizimin e bisedimeve, ndërsa situata në terren, në Siri, përkeqësohet nga ora në orë dhe luftimet shkaktojnë gjithnjë e më shumë viktima.

Me gjithë lejen e marrë nga qeveria siriane, organizatat e ndihmës humanitare kanë shtyrë dërgimin e ndihmave në zonat ku flitet se njerëzit po vdesin nga uria, për shkak të mosmarrvëshjeve mes grupeve të ndryshme që kontrollojnë vijat e frontit në Siri, pikërisht atje ku duhet të kalojnë karvanet.

Pin It