OSHEE, 120 mln lekë për rrjetin në qarkun e Beratit

oshee-525x350

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) investoi 120 milionë lekë për përmirësimin e rrjetit të furnizimit me energji elektrike në qarkun e Beratit. Investimi synon përmirësimin e rrjetit të tensionit të ulët dhe të mesëm, ndërtimin e rikonstruksionin e më shumë se 23 kabinave elektrike, si dhe uljen e humbjeve në rrjet.

Drejtori i OSHEE-së për Beratin, Kreshnik Hajdari, tha se rrjeti është ndërtuar që në vitet ’30 nga italianët dhe është tejet i amortizuar.

“Synim kemi patur të investojmë në ato zona ku rrjeti elektrik është tejet i amortizuar dhe me humbje të mëdha. Për theksuar është rrjeti në Kuçovë, ku jemi duke investuar aktualisht me fondet e OSHEE. Linja e tensionit të mesëm është ndërtuar nga italianët në vitet ’30, atëherë kur kërkonin naftë, jtori i dhe tani jemi duke e zëvendësuar”, tha ai.

Hajdari tha se po punohet edhe për pajisjen e zonës me matësa të energjisë lektrike dhe procesi pritet të përfundojë në fund të qershorit.

Pin It