Disa ushqime ndonëse nuk kanë një pamje të bukur apo shije të mire, kjo nuk do të thotë që vlerat e tyre janë të pakta. Panxhari është një nga ushqimet që sjell shumë dobi dhe përfitime rë rëndësishme për organizmin.
Pastrues i trupit
Në formë të papërpunuar ose përpunuar, rrepa përmban betaine që është përbërës i shkëlqyer për detoksifikimin që rregullon sekretimin e mëlçisë.
Ndihmon për aneminë
Nëse keni mungesë hekurit në gjak këshilla e parë që do tju japë mjeku do të jetë që të konsumoni sa më shumë panxhar. Kur konsumoni panxhar, si sallatë, të gatuar ose si lëng, mund t’i shtoni edhe lëng të shtrydhur limoni që trupi të mund ta thithë hekurin.
Përmban shumë minerale
Panxhari është e pasur me minerale si magnez, kalium, kalcium, hekur dhe squfur. Ai gjithashtu përmban grupin e vitaminave B, së bashku me acid folik dhe vitaminë C, e cila e bën panxharin një zgjedhje të mirë për gratë shtatzëna.
Absorbim të mirë të kalciumit
Për shkak të pranisë së silicës, panxhari ndihmon për absorbimin më të mirë të kalciumit në trup, duke ruajtur shëndetin e eshtrave, lëkurës, flokëve dhe thonjve.
Rikthen gjakun dhe ul shtypjen e gjakut
Panxhari kontribuon në rikthimin e gjakut të humbur dhe është një ndihmës natyror në trajtimin e leucemisë ndërsa në konsumimin e rregullt të saj, rrepa ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut
Vepron kundër sëmundjeve dhe tumoreve
Pigmenti prejt të cilit panxhari merr ngjyrë të kuqe, vepron kundër sëmundjeve të ndryshme, zvogëlon qelizat e tumorit, dhe indet e sulmuara marrin një strukturë normale.