Studimet universitare, shqiptarët preferojnë Europën dhe SHBA

timthumb

Të rinjtë shqiptarë preferojnë të studiojnë në universitetet jashtë Shqipërisë, por zgjedhjet e tyre kufizohen shpesh nga mundësitë ekonomike. Më shumë se 24 mijë studentë shqiptarë ndjekin studimet në universitetet më të mira në Itali, Greqi, SHBA, Angli, Turqi etj.

Statistikat e UNESCO-s për arsimin tregojnë se Italia mban vendin e parë për nga numri i studentëve shqiptarë që ndjekin studimet jashtë. Rreth 49% e studentëve shqiptarë që jetojnë jashtë, afërsisht 11 mijë e 600, ndodhen në Itali. Ndërsa në vend të dytë renditet Greqia me rreth 2 mijë e 200 studentë. Këto shifra burojnë edhe nga numri i lartë i emigrantëve shqiptarë në këto vende.

Të preferuara janë edhe studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Angli, ku cilësia e universiteteve është shumë e mire, por kostoja e lartë bën që numri i studentëve të jetë më i vogël, përkatësisht 750 dhe 250 studentë.

Po ashtu ka edhe studentë të huaj që kanë zgjedhur të vijojnë studimet e tyre në Shqipëri. Midis tyre janë studentët nga Italia (550), Mali i Zi (450), Turqia (385), Serbia (334) dhe Maqedonia (252). Por në vend të parë mendohet të renditet Kosova, për të sicël UNESCO nuk ka të dhëna të sakta.

Megjithatë numri i studentëve shqiptarë që shkojnë për studime jashtë është shumë më i madh se sa numri i atyre që vijnë në Shqipëri.

Pin It