Paraja dhe bankingu në Shqipëri, nga antikiteti në ditët tona

Historia e parasë shkon shumë larg në kohë dhe zhvillimet e saj lidhen ngushtë me popujt që e kanë prodhuar atë.

Roli i saj nuk mbaron tek funksionet ekonomike, ajo është gjithashtu një dëshmi historike e vendit që e ka prerë apo emetuar. Ajo tregon për krizat dhe vështirësitë ekonomike, periudhat e paqes e prosperitetit, sukseset dhe padrejtësitë.

Banka e Shqipërisë publikoi botimin përmbledhës me kumtesat e mbajtura në Konferencën me temë “Paraja dhe bankingu në Shqipëri, nga antikiteti në ditët tona”.

Kjo ishte konferenca e parë e organizuar nga Muzeu i Bankës së Shqipërisë, në qershor të vitit të kaluar, e cila mblodhi së bashku historianë, akademikë, numizmatë, arkeologë e studiues të historisë monetare e ekonomike, për të prezantuar e diskutuar gjetjet e studimeve të tyre në fushën e prodhimit dhe qarkullimit monetar, historisë ekonomike dhe zhvillimit të bankingut në vendin tonë, nga antikiteti e deri në ditët tona.

Konferenca u fokuasua në dy tematika kryesore:

1-Gjetjeve, studimeve dhe diskutimeve në fushat e prodhimit dhe qarkullimit monetar, historisë ekonomike dhe bankare të vendit tonë dhe trevave historike të tij, të cilat kontribuojnë në mirinterpretimin dhe përditësimin e informacionit, që koleksionet dhe Muzeu u përcjellin vizitorëve.

  1. Rolit edukues të muzeve të bankave qendrore në njohjen e historisë së parasë, bankingut dhe rritjes së kulturës financiare nëpërmjet ekspozitave, edukimit dhe inovacionit.

Përmes kësaj tematike, Banka e Shqipërisë synoi të mbledhë bashkë ekspertë të bankave qendrore të huaja, prej të cilëve përcillet këndvështrimi i ndryshëm mbi administrimin e muzeve të bankave qendrore, koleksioneve dhe aktiviteteve edukuese.

ATA

Pin It