Pastiçe me perime

 

receta-gatimi-shqip-kuzhina-shqiptare-pastico

Përbërësit:

2 karrota

2 patate

2 kunguj gjelle (kungulleshka)

2 speca

1-2 qepujka

200 gr djath kaçkavall

100 gr djath i grirë

2 vezë

Kripë

Piper

1 gotë qumësht

Përgatitja

Perimet e lara dhe të qëruara i grijmë në copa të vogla ose në kubikë dhe i vendosim të ziejne për rreth 20 minuta.

Në një enë qelqi rrahim vezët dhe shtojmë pak nga pak qumështin dhe djathin kaçkavall  në copa të vogla duke i përzier mirë bashkë. Shtojmë perimet e ziera, kripë, piper dhe erëza të tjera sipas dëshirës. I përziejmë mirë.

Në një tavë qelqi hedhim vaj ulliri dhe shtojmë masën e përzier duke e niveluar mirë me lugë. Sipër i hedhim djathin e grirë dhe pak vaj ulliri. Tavën e lëmë të piqet në temperature 200 gradë për 20-30 minuta.

Pas pjekjes e lëmë të ftohet pak dhe më pas e presim në copa. Ju bëftë mirë!

Pin It