Ibrahimoviç do të largohet nga PSG

Zllatan Ibrahimoviç do të luajë të shtunën ndeshjen e fundit me Paris Saint Germain. Sulmuesi suedez i njoftoi sportdashësit me anë të një postimi në Twitter se nuk do të jetë më pjesë e kësaj skuadre.

“Erdha si mbret, po iki si një legjendë”, shkroi Ibrahimoviç në profilin e tij.

Ende nuk dihet se cila do të jetë skuadra në të cilën do të luaje Ibrahimoviç pas largimit nga PSG.

Pin It