Apple cilësohet brendi më i vlefshëm në botë

Kompania Apple është emërtuar si kompania më e vlefshme në botë nga revista Amerikane Forbes. Sipas Forbes vlera e Apple është 154.1 miliardë dollarë.

Kriteri për zgjedhjen e brendit më të vlefshëm është më së shumti financiarisht. Kjo revistë ka shikuar fitimet, raportin e çmimeve të të ardhurave dhe rëndësinë e markës në industri në të cilën operon ajo.

Kur bëhet fjalë për teknologjinë, brendi ka shumë rëndësi. Edhe pse kjo kompani jo gjithherë ka në shitje pajisje të nevojshme e më të mirat në treg, por njerëzit janë të gatshëm që të paguajnë më shumë për brendin e Apple.

Kompania e dytë më e vlefshme pas Apple është  Google. Ajo vlerësohet 82.6 miliardë euro, që është 25 për qind rritje që nga viti 2015.

E treta është Microsoft, ndërsa pas saj Facebook.

Pin It