Shqipëria nuk kualifikohet në finalen e “Eurosong”

eneda

Shqipëria nuk ka mundur të mbledh votat e mjaftueshme mbrëmjen e së enjtes për të shkuar në finalen e Festivalit Europian të Këngës.

Shqipëria u përfaqësua këtë vit me këngërtaren Eneda Tarifa me këngën “”Fairy Tale”. Ajo ishte e 17 në radhë në mbrëmjen e dytë të gjysëmfinales së këtij evenimenti.  Këngëtarhja Eneda Tarifa ishte veshur me një fustan ngjyrë ari dhe me sfond të blu e cila linte përshtypjen sikur ishte në një përrallë, por mesa duket skenografia dhe performance e sajë nuk kanë bindur për tu votuar dhe të shkonte në natën finale të këtij evenimenti kaq të madh.

Dhjetë shtetet që u kualifikuan për më tej qenë Letonia, Gjeorgjia, Bullgaria, Austrialia, Ukrhina, Serbia, Polonia, Izraeli, Lituania dhe Belgjika.

Finalja pritet të zhvillohet mbrëmjen e kësaj të premte në Stokolm.

Ky është një tjetër dështim i shqipërisë në “Eurosong” pasi edhe vitin e kaluar ku u përfaqësuam me këngëtaren Elhajda Dani, ndonëse pritshmëritë qenëë shumë të larta Shqipëria u pozicionua shumë ulët.

Pin It