Real – Atletico, kush e fiton Champions-in? (formacionet)

Atletico Madridi dhe Real Madridi do të përballen sonte në orën 20:45 në finalen e madhe të Milanos.

Deri tani mediat spanjolle janë përpjekur të dalin me formacionet e mundshme të duelit.

Kjo nuk është e vështirë të bëhet duke parë se të dyja ekipet tashmë kanë kanalizuar idetë e tyre.

Sipas El Mundo Deportivo, Atletico do të startojë me dy sulmues në front, teksa Real Madridi do t’i besojë BBC-së në një mesfushë të përbërë nga Kroos, Casemiro dhe Modric.

Në mbrojtje starton Pepe dhe Ramos krahas Marcelos e Carvajal.

Pin It