FIFA vendos sot për anëtarësinë e Kosovës

207934

FIFA do të shqyrtojë sot kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në bashkësinë botërore të futbollit. Delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës, i kryesuar nga presidenti Fadil Vokrri, ndodhet në Meksikë ku do të mbahet sot pasdite pasdite Kongresi i 66-të i FIFA-s.

Kreu i Federatës kosovare theksoi se anëtarësimi në FIFA do të jetë më i lehtë sesa në UEFA, tashmë që shtegu u hap.

Nëse kërkesa pranohet, atëherë ekipi pëfaqësues i Kosovës mund të fitojë të drejtën për marrë pjesë në eleminatoret e kampionatit botëror që zhvillohet në Rusi në 2018, siç edhe propozoi Këshilli Drejtues I FIFA-s pak ditë më parë.

Më vonë FIFA do të vendosë nëse futbollistët si Shaqiri apo Xhaka do të kenë të drejtë apo jo të luajnë me ekipin e Kosovës.

Pin It