PE miraton MSA-në për Kosovën, hyn në fuqi në pranverë

66535

Parlamenti Europian në një seancë plenare  ka dhënë pëlqimin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit  mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Nga gjithsej 754 parlamentarë, 468 kanë votuar pro MSA-së për Kosovën.

Në lidhje me MSA-në në Parlamentin Evropian është diskutuar mbrëmë, ndërsa votimi i sotëm më shumë ka qenë formal. Me 486 vota pro, 102 kundër dhe 81 abstenim, Parlamenti Europian miratoi marrëshjen, e cila hyn në fuqi këtë pranverë.

Gjatë debatit në seancën plenare, Kosova siguroi mbështetjen e shumicës dërrmuese të grupeve politike, por marrëveshja u kundërshtua, siç pritej, nga eurodeputetë të ekstremit të djathtë, kryesisht prej vendeve që nuk e njohin ende pavarësinë, si spanjollët e grekët. Sipas raportueses për Kosovën, Ulrike Lunaçek, “ky është një moment historik, sepse për herë të parë BE dhe Kosova do të kenë mardhënie kontraktuale”.
Pas dhënies së pëlqimit nga ana e Parlamentit Evropian, marrëveshja do të kthehet përsëri në Këshillin e Bashkimit Evropian ku duhet të merret vendimi për përmbylljen e saj.

Pin It