Pediatrit rekomandojnë: Internet të sigurt dhe të kufizuar, jo mohim të tij

infant-watching-tv

Këshilla të reja vijnë për të gjithë prindërit të cilët shqetësohen për raportin që duhet të kenë fëmijët më internetin.Sipas rekomandimeve më të reja, fëmijët mund të futen në internet. Për këtë arsye duhet t`i përgatisni fëmijët tuaj për internetin e sigurt, njësoj si dhe për çështje të tjera. Fëmijët e mashës 1-2 vjeç mund të shikojnë televizor të shoqërua  me prindërit tyre, ndërsa nga viti i pestë një orë në ditë mund ta kalojnë në internet, në programin cilësor të dedikuar moshës së tyre.

Fëmijët më të vegjël se dy vjeç mos i largoni nga telefonat apo nga kompjuteri, sepse nuk janë aq të rrezikshëm, madje mund të jenë edhe të dobishëm për zhvillimin e tyre – është ky përfundimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane të Pediatërve. Ata këshillojnë prindërit që përdorimi i tyre duhet të përkufizohet në një apo dy orë në ditë, por jo t’u ndalohet plotësisht.

Parashkollorët janë mjaftueshëm të rritur për të lundruar në internet dhe për të mësuar rreth komjuterit. Fëmijët që nga mosha pesë vjeç mund të vizitojnë faqet e internetit për fëmijë bashkë me ju dhe të mbajnë korrespondencë e-maili me familjarët dhe miqtë.

Interneti shndërrohet në një mjet shumë të vlefshëm për detyrat dhe projektet e adoleshentëve. Në të njëjtën kohë ata bëhen më të pavarur dhe më të sigurt në vete, duke kërkuar më tepër liri dhe duke u influencuar më tepër. Sipas rekomandimeve më të reja, është e përshtatshme që fëmija më i vogël se 18 vjeç të hulumtojë shërbimet siç janë “Facebook” dhe “Skype”.

Çfarë mund të bëjnë prindërit

  • ▪ Të kontrollojnë mirë faqet e përshtatshme për fëmijët e vegjël. Ju duhet të jeni të përgjegjshëm për përzgjedhjen vetëm të atyre faqeve që mund të vizitohen nga fëmijët e kësaj moshe.
  • ▪ Rekomandohet një mbikëqyrje e afërt.
  • ▪ Zgjidhni faqe dhe vendosini ato si shënime (bookmark) për fëmijët e vegjël.
  • ▪ Përdorni zonat e sigurta për këtë grupmoshë, veçanërisht kur ata fillojnë shkollën dhe mund të bëjnë vetë akoma më tepër.
  • ▪ Kufizoni korrespondencën me e-mail vetëm me disa anëtarë të familjes dhe familjarë që ju i keni aprovuar.
  •  Përdorni filtra për të kufizuar aksesin aksidental në materiale të papërshtatshme.
Pin It