Perimet nuk duhet zierë shumë, ja përse

dhjet-euml-perimet-m-euml-t-euml-sh-euml-ndetshme_hd

Perimet janë tepër të rëndësishme për shëndetin e mirë të njeriut. Mbase nuk e keni ditur më parë, por sipas nutricistes Tracy Lesht perimet nuk duhet t’i zieni shumë sepse zierja shkatërron vlerat ushqyese që marrim nga ato. Ato humbasin rreth 50% të vlerave ushqyese, thotë nutricistja.

Sipas saj disa perime nuk duhet të zihen shumë. Këtu mund të përfshihet lakra, spinaqi, brokoli, fasulet, bizelet.

Tracy Lesht sugjeron që t’i zieni për pak kohë, pra të zvogëloni kohën e zierjes dhe sasinë e ujit që vendosni.

 

Pin It