Ushqimet e këshillueshme për ditët e ftohta

 201510161636122951057

Ditët e ftohta të dimrit kërkojnë energji për të mbrojtur imunitetin nga sëmundjet e ndryshme. Energjia dhe shëndeti i mirë përftohet nga ushqimet që ne zgjedhim të konsumojmë. Më poshtë do të gjeni një listë me ushqime të rekomanduara nga dietologët.

1.Brokoli dhe kërpurdha

Njihen vetitë e shumta ushqyese që përmban brokoli, madje si perime është tej mase i konsumuar. Kjo pasi brokoli është burim i mirë i antioksidantëve. Por nëse te disa nuk është shumë i preferuar konsumimi i brokolit, alternativë janë kërpudhat. Kërkimet e fundit tregojnë se kërpurdhat janë të pasura me substanca që ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Sipas një studimi të kryer nga kërkuesit e “Pennsylvania State University” është zbuluar se kërpurdhat kanë përmbajtje të lartë të antioksidantëve, e krahasueshme me sasinë e antioksidantëve të pranishëm në fasule, specat e kuq dhe karotat. Sipas dy studimeve të tjera të zhvilluara nga “Arizona State University” dhe “Penn State University” konsumimi i kërpurdhave ndihmon në luftimin e inflamacionit dhe stimulon sistemin imunitar.

2.Shegë

Shega kavitaminë B. Ngjyra e thellë e kuqe e tij nënkupton që ai përmban antioksidantin antocianinë. Studimet kanë treguar se shegët janë të pasura me plot antioksidantë dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Kur t’i zgjidhni, shihni për ato që janë më të rënda, pasi do të jenë dhe më të shijshmet. Shegët mund t’i ruani në frigorifer deri në katër javë, ndërkohë që kokrrat mund të ruhen tek ngrirja për më shumë se gjashtë muaj –

3.Lëpjetat

Lëpjetat konsiderohet një ndër perimet më të mira për funksionimin e mirë të trurit. Një studim i “Tufts University” ka evidentuar se konsumimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë të vitaminës B sikurse janë lëpjetat ndihmojnë shëndetin mendor. Lëpjetat janë gjithashtu burim i mirë i vitaminës E dhe folateve.

4.Arrat

Arrat përmbajnë një lloj acidi i cili ka bazë bimore omega-3, yndyra të cilat jo vetëm që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, por ndihmojnë gjithashtu në funksionet e trurit, kujtesës dhe për të përmirësuar gjendjen shpirtërore. Studimi i “Loma Linda University” ka evidentuar se omega-3 e pranishme në arra mund të ulin kolesterolin në mënyrë më efikase sesa omega -3, e pranishme në salmon.

5.Fasulet e zeza dhe të kuqe

Substancat teke fasulet të mbrojnë nga kanceri, patologjitë e koronares. Fasulet përmbajnë tre herë më shumë në sasi antioksidantë se sa fasulet e zeza dhe renditen ndër 100 ushqimet më të shëndetshme në botë. Janë gjithashtu burim i mirë i hekurit dhe folateve. Po ashtu fasulet kanë përmbajtje të lartë të fibrave, të cilat bëjnë shumë mirë për kontrollin e peshës dhe tretjes.

Burimi: Health.com

 

 

Pin It