Përfundon panairi i punës, 11200 aplikues për disa kategori punësh

1462023158panairi

Ka përfunduar këtë të premte panairi tre ditorë i punës. Në përfundim të tij, numëri i aplikuesve mësohet se ka qënë 11200 për disa kategori të ndryshme punësh. Mësohet se sektori më i kërkuar për një pozicion pune ka qënë ai i call centre me 8400 aplikues dhe më pas sektori ndërtimit e kështu me radhë, ndërsa në fund është rënditur sistemi bankar në të cilin kanë aplikuar vetëm 120 persona.

Edhe këtë vit pavarësisht fushatës së Ministrisë së Mirqënies Sociale  dhe Rinisë për orientimin drejt ofertës, është vënë re një mospërputhje midis kërkesës për punë dhe ofertës. Këtë e vërteton më së miri fakti se në kompaninë që ka marrë përsipër ekzekutimin e projektit TAP  në shqipëri kanë aplikuar vetëm 700 vetë nga 1200 që ofronte kjo kompani.

“Aplikoni në institucionet tona të formimit profesionalm, janë kurse që ofrohen falas. Merrni një zanat e një profesion”, përsëriti sërish apelin Blendi Klosi.

Në panair morën pjesë 130 kompani që çelën dyert për 8000 punonjës të rinj vetëm në kryeqytet ndërsa në shqipëri bëhet fjalë për rreth 31 mijë. Këto shifra u paraqitën nga Ministri Klosi dhe Kryeministri Rama në ditën e parë të panairit. Ndërsa Nënkryetari i Bashkisë së tiranës Arbian Mazniku tha se vetëm në punimet që do të kryhen për Sheshin Skëndërbej do të punsohen 900 persona.

Pin It