Përkeqësohet moti, probleme me qarkullimin e mjeteve dhe energjinë elektrike

5985812613_11b49aec8e_b

Përkeqësimi i motit gjatë orëve të fundit, reshjet e dendura dhe era e fortë kanë krijuar probleme të ndryshme në disa qytete në lidhje me akset rrugore dhe furnizimin me energji elektrike.

Ndërkohë në Portin e Durrësit është pezulluar puna në disa sektorë si rrjedhojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura. Nga reshjet e dendura të shiut dallgët e detit kanë shkuar disa ballë.

Autoriteti Portual i Durrësit njofton se është ndërprerë puna në sektorin e peshkimit dhe është ndaluar dalja në det e peshkarexhave për arsye sigurie. Po ashtu është ndaluar edhe lundrimi në det i anijeve tregtare të tonazhit të ulët dhe të mesëm.

Pas mesnatës qarku i Kukësit ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e dëmtimit të linjës së tensionit të lartë në zonën e Qafë Malit. Mësohet se grupe të OST-së po punojnë për riparimin e defektit.

Ndërsa në qytetin e Gjirokastrës reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugë në vendin e njohur si ura e lumit në Gjirokastër, duke penguar qarkullimin e automjeteve të vogla.

Edhe akset Gjirokastër-Antigonë dhe Lazarat-Gjirokastër janë në gjendje të keqe duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Pin It