Uniforma të reja për 9 mijë policë, Rama: Pjesë e ripërtëritjes së Policisë së Shtetit

uniforma

Më shumë se 9 mijë punonjës të Policisë së Shtetit do të pajisen me uniforma të reja. Sipas kryeministrit Edi Rama kjo pasqyron përmbajtjen e re të punës dhe moralit të Policisë së Shtetit dhe qytetarët do të shohin një polici të ripërtërirë edhe në paraqitjen e jashtme.

Në ceremoninë e mbajtur për prezantimin e uniformave të reja Rama tha se Policia e Shtetit ka rifituar besueshmërinë mes qytetarëve brenda 3 vjetëve të fundit.

“Vetëm 3 vjet më parë ka qenë koha kur policia e shtetit ishte e tradhtuar, e braktisur dhe e pa financuar, ndërkohë që sot ju këtu dhe të gjithë kolegët dhe koleget tuaja jeni dëshmitarë të rritjes si asnjëherë më parë të rrogave tuaja, por edhe të një modernizimi të përditshëm të policisë së shtetit përmes investimeve të vazhdueshme në infrastrukturë, në teknologji dhe edukim të vazhdueshëm për të gjithë ju”, – u shpreh kryeministri Rama.

Ai shtoi se është në rritje numri i të rinjve që e shohin të ardhmen e tyre në Policinë e Shtetit.

“Tani Policia e Shtetit nuk është më një zyrë pune për ata të pashkollë, për ata jashtë moshe, apo për ata që nuk dinë të bëjnë asnjë punë tjetër, por është në radhë të parë një detyrë për këto që ka privilegjin të zgjidhet për ta bërë”, – tha kreu i qeverisë.

Pin It