I shpëtoni gripit në ambientet e punës, kujdes në shtëpi

gripi-grua-e1416476632958

Ardhja e të ftohtit shoqërohet edhe me ardhjen e gripit. Edhe nëse arrini t’i rezistoni gripit në vendin tuaj të punës, mund të sëmureni lehtësisht në shtëpi.

Ja disa nga këshillat sesi të mbroheni nga gripi në shtëpinë tuaj:

1.Pastrojeni lavamanin në banjë, sepse është një prej vendeve kryesore prej nga përhapet gripi, ndaj dezinfektojeni  atë.

2.Po ashtu është e rëndësishme që brushat familjare të dhëmbëve të mos i mbani në të njëjtin vend që të mos vije deri të kontaminimi i ndërsjellë. Gjithashtu është me rëndësi që brushën tuaj të dhëmbëve të ndërroni apo të përvëloni, porsa ta keni kaluar gripin.

3.Dezinfektoni sendet që i përdorni shpesh, siç janë, tastierat e kompjuterit, telefonat celularë sidomos pasi të keni kaluar gripin.

4.Lajini rregullisht peshqirët dhe mbulesat e shtratit.

5.Gjatë pastrimit në shtëpi shfrytëzoni pecetat për një përdorim ndërsa nëse e shfrytëzoni sfungjerin, enët duhet t’i shpërlani rregullisht.

Pin It