Është përkujtuar 80-vjetori i hapjes së muzeut të parë në Parkun Arkeologjik të Apolonisë . Nismëtar për hapjen e këtij muzeu ishte arkeologu francez Leon Rej. Ky muze që përmbante 1000 objekte të gjetura gjatë gërmimeve franceze në Apoloni u hap në Shtëpinë e Pavarësisë në Vlorë në tetor te vitit 1936.
Me rastin e 80-vjetorit të hapjes së këtij muzeu të një siti arkeologjik në Shqipëri është çelur një ekspozitë fotografike.
Leon Reji ishte një nga arkeologët e parë që bëri gërmimet arkeologjike në Apoloninë e zbuluar më herët duke bërë dokumentimin dhe procesin e konservimit.