NGA VETË JETA – KUJTIMI

Kur isha i vogël, sa herë që ngrihesha nga shtrati, shihja jastëkët e sfungjerët përdhé dhe qortoja shpesh nënën për çrregullsinë e saj.
U rrita, u martova dhe tani kam një djalë të vogël, si drita.
Im bir, duhet të më ketë ngjarë mua, ngaqë natën lëviz shumë dhe shpesh bie nga krevati.
Tani, unë, duke i lexuar shumë Fatiha nënës sime të vdekur, vendos jastëkë përdhé, ku mund të rrëzohet vogëlushi im.

Pin It