Përzgjedhjet për analizën e riskut, ja kriteret

tatimet

Tatimet njoftojnë se për përzjedhjen e subjekteve që do të kontrollohen në bazë të analizës së riskut do të mbahen parasysh tre kritere:

Verifikimi i pagave te deklaruara me ato reale, bazuar ne informacione te marra nga pale te treta apo verifikimi ne vend; verifikimi i pagave te deklaruara me ato te subjekte te tjera private apo publike te te njejtit lloj aktiviteti apo të ngjashëm me to, të cilët kanë të punësuar punonjës me të njëjtin lloj profesioni; si dhe verifikimi i pagave të deklaruara me ato të deklaruara nga individët nga deklarimi i deklarates individuale vjetore e të ardhurave.

Rritja e pagesës së sigurimeve shoqërore për profesionet e lira është kundërshtuar ashpër nga subjektet që ushtrojnë këtë lloj veprimtarie, me argumentin se po goditet padrejtësisht iniciativa e lirë.

 

Pin It