Vendimi, 1723 vende të lira pune

largea_pic1435330880

Sipas vendimit të qeverisë punonjës me kontratë të përkohshme do të marrin të gjitha ministritë. Për vitin 2016 do të jenë 1723 punonjës dhe praktikantë me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore.

Numrin më të lartë të punonjësve do ta ketë Ministria e Financave, plot 575, ku 500 do të punojnë në Drejtorinë e Tatimeve.

Nga 1723 punonjës, 200 prej tyre janë praktikantë që do të fitojnë një kontratë pune. Një pjesë e punonjësve do të paguhet në bazë të orëve që do punojnë.

“Pagesa për mjekët e kontraktuar të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i referohet vendimit përkatës të pagave për sistemin shëndetësor dhe pagesa për punonjësit e kontraktuar për Qendrën e Transferimit të Teknologjisë, Agjencinë Kombëtare të Duhan­Cigareve dhe Entin Shtetëror të Farave dhe Fidanëve në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, për shkak të veçorisë së punës, përllogaritet sipas volumit të punës së kryer dhe kjo pagesë kryhet sipas preventivit përkatës”, ­ thuhet në vendimin e qeverisë.

Pin It