Fëmijët që konsumojnë mishin e peshkut janë më pak të rrezikuar nga astma. Nëse nëna gjatë kohës së shtatzënisë konsumon peshk, zvogëlohet rreziku që fëmija të preket nga astma.
Një studim i kryer nga universiteti mjekësor i Roterdamit, ku morën pjesë më shumë se 7.000 fëmijë, ka formuluar teorinë se konsumimi i hershëm i disa aminoacideve të peshkut mbron nga astma.
Por frika nga alergjitë që mund të krijojnë ushqimet mesdhetare bën që disa prindër, por edhe mjekë ta shtyjnë futjen e peshkut në ushqimin e fëmijëve.
Ekspertët kanë vërtetuar se nuk ka rëndësi sasia e peshkut që konsumojnë fëmijët midis moshës gjashtë dhe një vjeç, mjaftojnë edhe sasi krejt të vogla në mënyrë që të pakësohet rreziku për t’u prekur nga astma.