Ligji antiduhan, inspektimet, 300 mijë lekë gjobë

Quit-Smoking-Cigarettes-1024x458

Kryeinspektori Eltar Deda vlerësoi bashkëpunimin e qytetarëve, që denoncojnë rastet e moszbatimit të ligjit, dhe shprehu vendosmërinë për vazhdimin e inspektimeve në të gjithë vendin.

Vetëm në Tiranë, grupet e inspektimit kryen 520 inspektime në njësi shërbimi, “bar-café”, restorante etj., ku identifikuan shkelje në 12 subjekte, ndaj të cilave u mor masa administrative me vlerë 300,000 lekë gjobë.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka kryer këtë javë mbi 1400 inspektime në të gjithë vendin, për të parë ecurinë e zbatimit të ligjit antiduhan, duke vendosur 29 gjoba me vlerë 300,000 lekë.

Pin It