Pikët e patentës, ja si mund t’i identifikoni në portal

e-albania.al

Drejtoria e përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka publikuar në mënyrë grafike  hapat që duhen ndjekur nga identifikimi në portal i pikëve të patentës.

Çdo qytetar mund të zbardhë përsonalisht gjendjen e pikëve të patentave. Këtë mund ta bëjë duke u regjistruar në kategorinë transport në portalin e-albania, por dhe duke aktivizuar mikroçipët e kartave shqiptare të identitetit.

Në nënkategorinë ”pikët e drejtuesit të mjetit” duhet të regjistroni numrin personal të kartës së identitetit, fjalëkalimin, emailin personal si dhe t’i përgjigjeni disa pyetje sigurie. Pas identifikimit në portal do t’ju afishohet gjendja e pikëve të lejedrejtimit tuaj para dhe pas vlerësimit.

Mënyra e dytë e identifikimit për përdorues “qytetar” është përmes kartës së identitetit. Për të përdorur shërbimet elektronike sipas kësaj mënyre identifikimi, qytetari duhet të aktivizojë kartën e tij të identitetit. Pas aktivizimit, nevojitet një lexues karte. Përdorimi i lexuesit bën të mundur që mikroçipi i kartës të komunikojë me serverin e të dhënave për të zbardhur gjendjen e pikëve.

Pin It