Policia rrugore, brenda vitit testohen përdoruesit e drogës në timon

r1282118_17369125

Policia rrugore do të aplikojë brenda vitit testin e drogës tek drejtuesit e mjeteve me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore. Vendimi për të përfshirë këtë masë në kodin rrugor vjen pas dallimit të shtimit të aksidenteve të shkaktuara nga drejtues mjetessh nën efektin e drogës.

Penaliteti për çdo shofer që del pozitiv nga testi i drogës do të jetë nga 25 mijë deri në 100 mijë lekë gjobë dhe heqje leje drejtimi për një vit.

Në më pak se 4 muajt e fundit përdorimi i drogës nga shoferët ka shkaktuar zyrtarisht 5 viktima vetëm në Tiranë dhe Durrës, ndërsa shifrat janë më të larta nëse përfshin dhe aksidentet me pasoja apo dëmtime si dhe të gjithë qarqet e vendit.

Më herët policia ka ndërmarrë disa kontrolle për përdorimin e rripit të sigurimit dhe telefonit gjatë drejtimit të mjetit.

Pin It