Posta Shqiptare drejt transformimit me projekte inovatore

zyra-qender-tirane

Posta Shqiptare po punon për të ofruar një shërbim më të mirë përmes përfshirjes së sistemit digjital dhe risive teknologjike. Ndër projektet inovatore që ajo synon të ndërmarrë janë krijimi i një tregu digjital, Bankomatet Postare dhe rritja e shërbimeve në zonat rurale e periferike.

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, mori pjesë të premten në forumin Ndërkombëtar “Smart Balkan Forum” në Tiranë, i cili kishte si fokus zhvillimet inovative dhe risitë teknologjike në shoqëritë publike dhe private.

“Ne tashmë e kemi nisur rrugëtimin tonë drejt ndryshimeve dhe transformimit të domosdoshëm, i cili do të jetë i gjatë por i sigurtë. Inovacioni nuk është thjesht opsion por domosdoshmëri për ekzistencën e operatorëve postar në treg dhe shpresoj që të ecim më shpejt me hapin e kohës sikurse dëshirojnë klientët dhe partnerët tanë”- tha Lazimi.

Kreu i Postës Shqiptare tha se E-commerce është një potencial i mirë biznesi që mund të zhvillojhet përmes një platforme autentike të Postës Shqiptare të një tregu dixhital ku konsumatorët të blejnë online dhe njëkohesisht të marrin edhe shërbimin postar nga ne.

Ndersa një tjetër projekt inovativ që ka të bëjë me Digital Post Office, fokusohet në rritjen e shërbimeve tek zonat rurale dhe periferike.

Në kuadër të një shërbimi më të mirë ndaj klienteve janë edhe Bankomatet Postare të cilët do të luajnë rolin e një zyre postare që shpërndan pakot. Këto Paisje Automatike janë konceptuar që t’u japin mundësi klienteve të tërheqin pakot e tyre në mënyrë automatike, të vetëshërbehen 24 orë në 24 e të mbarojnë punë më shpejt duke shmangur radhët që krijohen në zyrat postare që shpërndajnë pakot.

Pin It