Presidenti i Kolumbisë Santos merr Nobelin e Paqes

nobel

Presidenti kolumbian Juan Manuel Santos mori sot çmimin Nobel për Paqen për përpjekjet e tij për vendosjen e paqes në Kolumbi dhe përfundimin e luftës civile 50-vjeçare. Presidenti Santos nisi negociatat mes qeverisë kolumbiane dhe guerrilasve FARC, të cilat kulmuan me vendosjen e paqes.

Kjo luftë iu kushtoi jetën të paktën 220 000 kolumbianëve, ndërsa 6 milion njerëz të tjerë u shpërngulën nga vendbanimet. Çmimi duhet parë edhe si një vlerësim për popullin kolumbian, i cili pavarësisht vështirësive dhe dhunës, nuk i humbën shpresat tek paqja.

Lufta civile në Kolumbi është një ndër më të gjatat e kohëve moderne dhe konflikti i vetëm i armatosur në kontinentin amerikan.

Komiteti Norvegjez i Nobelit theksoi rëndësinë e faktit që Presidenti Santos po fton edhe partite e tjera të marrin pjesë në dialogun e gjerë kombëtar, që synon zhvillimin e mëtjeshëm të procesit të paqes.

Përmes akordimit të çmimit Nobel, Komiteti i vlerësimit synon të inkurajojë të gjithë ata që po përpiqen për të arritur paqen kudo në botë. Komiteti shpreson se çmimi do i japë Presidentit Santos fuqinë e duhur për të ruajtur paqen dhe për të përmbushur detyrat në vijim.

Pin It