Kuvendi i Kosovës do të votojë në seancën e sotme parlamentare për projektligjin për shtetëzimin e minierës së Trepçës. Seanca do të nisë në orën 15:00 dhe projektligji pritet të marrë shumicën e votave, pavarësisht kundërshtimve të deputetëve serbë.
Deputetët dhe minatorët serbë janë shprehur kundra shtetëzimit të Trepçës, me pretendimin se kjo rrezikon ekzistencën e tyre në Kosovë.
Opozita gjithashtu e ka cilësuar projektligjin si “të mangët” sepse përjashton rolin e Kuvendit nga Trepça. Megjithatë miratimi i projektligjit është i kërkuar edhe nga opozita, e cila zhvilloi protesta të shumta janarin e vitit të kaluar, kur qeveria tërhoqi projektligjin e Trepçës.