Profet i të gjitha kohërave…

“Pothuajse, si çdo profet i madh para tij, Muhamedi ndruhej të shërbente si përcjellës i fjalës së Zotit, sepse i dukej vetja i paaftë. Por, meleku e urdhëroi: “Lexo!”.  Muhamedi nuk mund të lexonte dhe të shkruante; prandaj filloi t’i diktonte fjalët qё i shpalleshin, të cilat shpejt do të revolucionarizonin një pjesë të madhe të botës: “Ka një Zot.” Muhamedi qe shumë praktik për gjithçka. Kur ndërroi jetë biri i tij i dashur, Ibrahimi, ndodhi eklipsi i diellit dhe shpejt u përhapën fjalë se Zoti vetë po ngushëllohej. Thuhet se atëherë, Muhamedi ka deklaruar: “ Eklipsi është dukuri e natyrës. Është marrëzi t’ia atribuosh të tilla gjëra vdekjes ose lindjes së një njeriu.” Kur ndërroi jetë vetë Muhamedi, pati një përpjekje për ta hyjnizuar atë, por njeriu që do të zinte vendin e tij drejtues, e fshiu këtë histeri me një nga ligjëratat më fisnike të historisë fetare: “ Nëse ka midis jush ndonjë, që e ka adhuruar Muhamedin, ai nuk jeton më. Por, nëse është Allahu, ai që ju e keni adhuruar, ai jeton përgjithmonё.”

James A. Michener

Pin It