Projektligji, bankat mund të reagojnë ndaj kreditorëve të këqinj

Ndertime-pallate

Projektiligji “Për disa ndryshime dhe shtesa” në ligjin “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i cili u diskutua dje në komision parlamentar për Ekonominë dhe Financat parashikon që ­ bankat kanë të drejtë të sekustrojnë dhe më pas të shesin karabinatë e vëna si garanci nga ndërtuesit,në rast se këta të fundit rezultojnë kreditorë të këqinj.

“Kur në përfundim të procedurave përmbarimore, karabinaja kalon në pronësi të një banke kreditore, regjistruesi lëshon dokumente të përkohshme në favor të kryerjes së transaksioneve nga ana e bankës, e cila ka të drejtë të disponojë dhe të tjetërsojë me të tretët këtë pasuri”, thuhet në projektligj.

Gjithashtu, ky draft parashikon regjistrimin e detyrueshëm të lejeve të ndërtimit në ZRPP, ashtu edhe regjistrimin e detyrueshëm të kontratave të shitjes mes ndërtuesve dhe pronarëve të truallit apo blerësve.

Zëvevensdësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj tha dje në komision se ndyshimet në këtë projektligj vijnë si një nismë për tëreduktuar nivelin e kredive të këqija në sistemin bankar.

“Përmes ndryshimit në nenin 46, riformulimi bën që regjistrimi të mos rrezikojë të jetë fakultativ, pra çdo kontratë sipërmarrje, është detyrim nga secila palë e interesuar, jo vetëm sipërrmarrësi, por edhe pala blerëse. Qytetari i thjeshtë mund të bëjë një kërkesë në ZRPP dhe kjo kontatë të regjistrohet duke shmangur kështu si shitjet e dyfifshta ashtu dhe dhënien e garancisë për objektet të shitura më parë nga ana e zhvilluesit të pronës”, argumentoi një nga ekspertët.

 

 

Pin It