Punimet në sheshin “Skënderbej”, devijon sërish trafiku i mjeteve

fb_img_1459852484150

Bashkia e Tiranës njofton të gjithë qytetarët se duke filluar nga data 29 tetor, e shtunë, trafiku i automjeteve në sheshin “Skënderbej” do të devijojë në saj të fazes së dytë të punimeve në këtë shesh.

“Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transportit urban në sheshin ‘Skënderbej’ pjesa lindore në rrugën ‘e Dibrës’, drejtimi lëvizjes lindje-perëndim, do të devijohet vetëm djathtas në kryqëzimin me Bulevardin ‘Zogu I”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Gjithashtu po punohet për zhvendosjen e nënstacionit elektrik, i cili do t’i hapë rrugën ndërtimit të Unazës së Vogël, çka më pas do të sillte edhe një qarkullim më të lehtësuar të automjeteve në qendër të Tiranës.

Punimet për realizimin e projektit të Sheshit “Skënderbej” pritet të përfundojnë në verën e vitit 2017.

 

Pin It