Franca popullore, puna jashtë orarit e paligjshme

 

france

Nuk do të jetë më ngarkesa puna jashtë orarit në Francë sepse së shpejti ajo do të jetë e paligjshme.

Projektligji quhet “e drejta për t’u shkëputur”, duke i dhënë mundësi punonjësve të shijojnë orët e lira.

Aktualisht, vendi i jep punonjësve 30 ditë pushime në vit, dhe 16 javë të paguara, dhe kjo iniciativë e fundit thjesht e bën Francën më popullore.

“BBC” thotë se projektligji “e drejta për t;u shkëputur” i ndalon një kompanie me 50 punonjës që t’i nisë email vartësve pas orës zyrtare të punës.

Kjo vjen si rezultat i një studimi që tregon se njerëzit e kanë të vështirë të qëndrojnë të distancuar nga vendi i punës.

Përcaktimet që jepen në ligjin e ri thonë se kompanitë duhet të negociojnë disa rregulla që limitojnë ndërhyrjen e punës në jetën private të njerëzve të tyre.

Pin It