Që e mira të vazhdojë…

Pasi u ul në tavolinë, bëri porosinë dhe menjëherë kamarieri i solli ushqimin që kishte porositur. Me të përfunduar, u ngrit qetë-qetë, mori faturën dhe futi dorën në xhep që të nxjerrë portofolin. Por… nuk e gjeti portofolin në xhep. I iku fytyra dhe u kujtua se e kishte haruar në zyrë, kur kishte nxjerrë kartën e kreditit.

U vu në siklet të madh dhe nuk dinte si të veprojë. Vazhdoi të kontrollojë në xhepat e pantallonave, të xhaketës dhe të këmishës, me shpresë se do të gjejë diçka, por nuk i buzëqeshi fati. Kur pa se duhej të përballej me rastin, u drejtua nga llogaritari i vendosur të lerë peng orën e tij, derisa t’i sjellë paratë. Por, sapo do fillonte të fliste, llogaritari i tha: “Dreka juaj është e paguar zotëri!”

Kjo e çuditi edhe më shumë. Si ishte e mundur? Kush ia kishte paguar drekën? Përse? I çuditur pyeti: “Mirë po kush e pagoi dhe përse?”

Llogaritari i tha: “Ai burri që sapo doli tani nga restoranti, vuri re sikletin tënd për faktin se kishe harruar portofolin, prandaj bëri pagesën dhe u largua.”

Burri pyeti sërish: “Mirë po si do ia kthej paratë atij, ndërkohë që as e njoh e as më njeh?”

Llogaritari u përgjigj: “S’prsh punë zotëri, gjë që rregullohet. Mund t’ia kthesh borxhin, duke ia paguar faturën një personi tjetër, në një vend tjetër. Kështu e mira do të vazhdojë të jetë prezente mes njerëzve.”

Pin It